Marcus Edwards është përfshirë në një aksident me makinë teksa po kthehej nga stërvitja në Lisbonë me skuadrën e Sportingut. Sipas informacioneve që vijnë nga Portugalia, edhe pse aksidenti ishte i rëndë, lojtari 24-vjeçar që është rritur në Londër te Tottenham, ia ka hedhur vetëm me disa plagë të lehta. Ngjarja ka ndodhur në zonën veriore të Lisbonës të quajtur Atalaia, ndërsa makina Range Rover doli nga rruga për shkak të pakujdesisë së shoferit që në këtë rast ishte sulmuesi i krahut.
Sfidanti.al