Për momentin nuk do të largohet.
Gerard Pike do të mbetet pjesë e kombëtares së Spanjës edhe pas krizës së referendumit katalanas.
Mediat spanjolle raportojnë të bindursa se divorc nuk do të ketë, as nga ai, dhe as nga lojtarë të tjerë të Barcelonës.
Pavarësisht protestës së ashpër të një pjese të tifozëve në Las Rozas, dhe kritikave të shtypit, Federata e mbështeti mbrojtësin, po ashtu si trajneri Lopetegi.
Jo vetëm kaq, por edhe futbollistët e përfaqësueses e kanë mbështetur Pikenë, si dhe nuk kanë dashur të flasin shumë për referendumin.
Tiago Alkantara, ish-shok I qendërmbrojtësit tek Barcelona, vlerësoi karakterin e tij dhe faktin se ka dhënë gjithmonë maksimumin për Spanjën.
Talenti I Bajernit thotë se vëmendja është tek ndeshja ndaj Shqipërisë, që nuk do të jetë edhe aq e lehtë.
Koke, lojtar I Atletikos, refuzoi kërkesat e gazetarëve për, duke u ankuar se këto polemika po e lodhin kombëtaren, e cila duhet të përqëndrohet vetëm në sfidat e radhës në Botëror.
Trajneri Lopetegi ka po ashtu vlerësim të lartë, ndonëse është shumë I shqetësuar dhe u detyrua ta ndërpriste vetëm pas 23 minutash seancën e parë stërvitore.
Gjithsesi, atmosfera në kombëtare nuk është nga më të mirat.
Kapiteni Sergio Ramos me siguri do të nxisë polemika të tjera, me postimin e tij në Instagram të një harte të Spanjës, përfshi Katalonjën, nën ngjyrat e flamurit dhe kurorën mbretërore.
Ish-trajneri I kombëtares, Visente Del Boske, I ka dalë, ndërkaq, në mbrojtje Pikesë, duke e quajtur shembullor, dhe ka paralajmëruar se polemikat mund ta dëmtojnë kombëtaren e futbolli, ashtu siç ndodhi me atë të basketbollit në Europian.
Pike gjithnjë ka shkaktuar debate në përfaqësuesen e Spanjës.
Nuk harrohet lehtë gjesti që bëri në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pas ndeshjes së Botërit ndaj Shqipërisë, kur krisi mëngët e fanelës spanjolle.