Është gripi një prej shqetësimeve më akute. Kombëtares shqiptare iu desh ta provonte këtë pikërisht në prag të ndeshjes më të vështirë të Botërorit deri tani, asaj ndaj Spanjës. Trajneri Panuçi ka të paktën dy lojtarë të sëmurë, portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Elseid Hysaj. Shpresa është që ata të shërohen shpejt, por mungesa në stërvitje ndikon për keq.
Portieri tjetër, Thoma Strakosha, u konfirmua mungesë dhe u kthye në Itali për shkak dëmtimi, ndërsa kapiteni Agolli ende nuk është në 100 për qind të formës pas dëmtimit ndaj Maqedonisë. Është po ashtu shqetësimi i pezullimit të Mavrajt, Roshit dhe Kukelit. Në vend të këtij të fundit, trajneri Panuçi po mendon Taulant Xhakën si titullar, ndërsa ka dilema për formacionin
Besohet se duhet të zgjedhë në mesfushë mes Lilës e Kaçes, mes Lenjanit e Latifit, apo në sulm, mes Sadikut e Cikalleshit. Në qendër të mbrojtjes, i sigurt duket Arlind Ajeti pas paraqitjeve shumë të mira në Serinë A me Krotonen. Në mënyrë individuale stërvitet i sapothirruri në përfaqësuese, Emanuele Ndoji i Breshës, pasi ka dëmtim.
Formacioni i mundshëm: Berisha – Hysaj Gjimshiti Ajeti Agolli – Xhaka – Grezda Lila (Kaçe) Memushaj Lenjani (Latifi) – Sadiku (Cikalleshi).
Sfidanti.al