Vitin e kaluar, duelin e parave e fitoi argjentiansi që mori 127 milionë USD nga rroga dhe nga kontratat e sponsorizimit. Edhe pse Kristiano Ronaldo ka më shumë ndjekje në Fejsburg dhe në Instagram, sërish diferenca e tyre në pasurinë e përgjithshme nuk është e madhe. Ylli portugez pritet këtë vit të arrijë në 1 miliardë USD të fituara në karrierë, duke u bërë futbollisti i parë që ia arrin, dhe sportisti i tretë pas Flojd Mejuedhërit (boks) dhe Tajgër Udsit (golf). As legjenda të tilla si Majkëll Xhordani apo Lebron Xhejmsi nuk ia kanë dalë, por besohet se Lionel Mesi do të jetë vitin tjetër në këtë lartë. Ronaldo, ndërkaq, në 2019 fitoi gjithsej 109 milionë USD, pra 18 milionë më pak sesa kapiteni i Barcelonës.
Sfidanti.al