Është një nga futbollistet më të mira të botës, dhe kampione e botës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleks Morgan, sulmuesja simpatike amerikane, ka edhe një nivel të mirë fitimi, kuptohet duke pasur parasysh se femrat përfitojnë më pak se futbollistët meshkuj. Morgani ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, Najk (Nike), dhe aty ka vendosur një klauzolë sipas së cilës do të fitoj njëlloj edhe në 18 muajt e shtatzanisë. Ajo është 7-muajshe shtatzënë, dhe pas lindjes do të ketë lejen normale të çdo nëne, por fitimet nga Najku nuk do t’i zvogëlohen. Sipas vlerësimeve mediatike, Aleks Morgani fiton 450 000 USD në vit nga kontrata si futbolliste, dhe besohet se në 2019 fitoi gjithsej 1 milionë USD, pra bashkë me sponsorizimet.
Sfidanti.al