Bajerni “i ndershëm” me kontratat, por zemërohet nga makinat e lojtarëve!

Karl-Hajnc Rumenige e theksoi sërish se klubi itij nuk do të përfitojë aspak nga situata e koronavirusit, për të ndikuar në rinovimet e lojtarëve të tij. Pavarësisht gjendjes së vështirë financiare, Bajerni premton se që të gjithë yjet do të kenë trajtim të njëjtë si edhe më parë, pra Manuel Nojeri, Tomas Myleri apo edhe të tjerët. Gjithsesi, në klubin bavarez janë të mërzitur për diçka tjetër. Ka ndodhur shpesh që futbollistët të vinin në stërvitje hipur në makinat e tyre luksoze, të markave të ndryshme, që nga Porshe, Mercedes e deri tek Ferrari, por jo me markën e kompanisë që ka kontratë sponsorizimi me klubin, dhe që është Audi. Ky është vërtet një problem, pasi Bajerni nuk dëshiron të ketë “krisje” me sponsorët.

Sfidanti.al