“Rikthim në shkollë” për Myrto Uzunin

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ka vizituar shkollën Uznovë në Berat, aty ku ai ka qenë nxënës dhe ka bërë hapat e parë drejt dijes.

“Sot në shkollën tonë patëm një surprizë të paharrueshme!

Na erdhi për vizitë Myrto Uzuni, lojtari i dashur i Kombëtares kuqezi dhe ish-nxënësi ynë, që në këto korridore bëri hapat e parë drejt dijes… dhe në këtë fushë vrapoi për herë të parë pas topit.Ai u takua me nxënësit dhe ish-mësuesit e tij, me atë thjeshtësinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon.Myrto solli mesazhe të bukura, motivuese dhe plot frymëzim për brezin e ri ,  si djali i kësaj shkolle që u rrit, u edukua dhe arriti majat me shumë punë e përkushtim.

Ne krenohemi pa masë me djalin tonë! Faleminderit, Myrto, që na e mbushe ditën me emocion dhe krenari”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare në Facebook të shkollës Uznovë.

sfidanti.al