Besëlidhja ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Unike për meshkuj, pasi ka mposhtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Borën e Prishtinës me rezultatin 98-70. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e luftuar dhe u mbyll me rezultatin 45-41 për lezhjanët. Besëlidhja dominoi pjesën e dytë (sidomos periodën e katërt) dhe arriti të fitojë të gjithë takimin me rezultatin 98-70. Bora debuton me humbje në Ligën Unike, ndërsa Besëlidhja merr fitoren parë në Grupin A (ku bëjnë pjesë edhe Teuta dhe Vëllaznimi).
sfidanti.al

