Italia është sërish jashtë 10 vendeve të para të renditjes së FIFA-s. Njoftimi zyrtar erdhi me publikimin e përditësimit të fundit pasditen e së mërkurës, 19. Të kaltërit kanë rënë me tre pozicione, në vendin e 12-të, të parakaluar nga Gjermania (e 9-ta), Kroacia (e 10-ta) dhe Maroku (i 11-ti). Nëse kualifikohennë finalet e Botërorit, të besuarit e Gattusos do të shortohen në vazon e dytë në shortin e grupeve.
Kampionia evropiane, Spanja, mbetet në vendin e parë, e ndjekur nga fituesja e Kupës së Botës, Argjentina, nënkampionia Franca dhe Anglia, finalistet humbëse në dy edicionet e fundit të Kampionatit Evropian. Brazili i Carlo Ancelottit u ngjit me dy vende, në të pestin, ndërsa Portugalia, Holanda dhe Belgjika plotësuan 10 vendet e para.

