Ramos dhe Fati, “dy gëzime në një ditë” për Spanjën!

I pari mund të jetë në “metrat” e fundit të karrierës, por po i vrapon sikur t’i ketë të parat, ndërsa i dyti po tregon veten si pasardhës të Lionel Mesit në moshën 17-vjeçare. Sergio Ramos dhe Ansu Fati ishin heronjtë e Spanjës në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës për Ligën e Kombeve. Kapiteni i “furive të kuqe” realizoi dy gola duke kaluar Daniel Pasarelën si mbrojtësi me më shumë rrjeta për kombëtaret, tashmë me 23 ndaj 22 të argjentinasit legjendar. Ansu Fati u bë shënuesi më i ri në kombëtaren e Spanjës, në moshën 17 vjeç e 311 ditë. Ylli i Barcelonës shënoi një gol nga jashtë zone, si dhe realizoi një roveshatë spektakolare në një mbrëmje kur shkëlqeu blerja e re e Mançester Sitit, Ferran Torres, por edhe ylli i Bajernit, Tiago Alkantara. “E përgëzova Ansunë, – tha Ramosi pas ndeshjes, – ai është një lojtar kaq i ri dhe na jep një freski për të cilën kemi nevojë. Është shumë bukur kur ke një prurje të tillë të rinjsh. Natyrisht, fitorja ishte e të gjithëve”.

Sfidanti.al