Ai është një ndër futbollistët më të mirë të botës, ajo shkëlqen në tapetin e kuq dhe botën e spektaklit me praninë e saj në Festivalin e Sanremos dhe atë të Venezias. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë cifti i artë i futbollit botëror, ndryshe nga sa ndodh me Messin dhe bashkëshorten e tij Antonella që janë më pak mediatikë. Pyetja që lind është; kur do të martohen Ronaldo e Georgina? Të paktën kjo del nha ajo cfarë u pa gjatë programit spanjoll Socialite. Stafi i këtij program hyri në kontakt me një gazetar portugez I cili shpjegoi se ka pasur një propozim martese
Gjithcka ndodhi këtë verë, kur disa revista publikuan disa lajme në kuadrin e zërave dhe që deri tani nuk ka gjetur konfirmime zyrtare. Gazetari shpjegon se gjithcka ndodhi në një festë e dokumentuar nga vetë Georgina me anë të postimeve të saj në Instagram. Ishte një festë të cilën e organizoi ajo vetë në mënyrë që Cristiano të bashkohej me miqtë e tij dhe në mënyrë të papritur Cristiano duke parë surprizën që i kishte përgatitur i propozoi për martesë dhe spanjollja padyshim që tha ‘Po’; pra bota e futbollit duket se do të përgatitet për një tjetër dasmë madhështore.
Sfidanti.al