PSG-ja gati 100 milionë euro për Kvaratskhelia-n

Paris Saint-Germain ka shfaqur interes shumë të lartë për sulmuesin gjeorgjian të Napoli-t, Khvicha Kvaratskhelia. Sipas raportimeve të medieve italiane, kampionët e Francës dëshirojnë ta kenë në ekip 23-vjeçarin dhe për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë edhe një ofertë të majme në drejtim të klubit italian. PSG-ja raportohet se është e gatshme të paguajë deri në 100 milionë euro për të siguruar kartonin e Kvaratskhelia-s. Napoli duhet të arrijë marrëveshje me gjeorgjianin për rinovimin e kontratës së tij, përndryshe klubi italian do të detyrohet të mendojë largimin e tij.

sfidanti.al