Yjet që mungojnë në Euro 2024

Një numër i madh i yjeve kanë mbetur jashtë duke përfshirë Marcus Rashford, Jordan Henderson, Dominic Solanke, Reece James, Ben Chilwell, Raheem Sterling dhe Levi Colwill. Spanja po ashtu bëri të ditur listën preliminare të futbollistëve për Euro 2024 ku emra si Rodri, David Raya dhe Marc Cucurella u ftuan, por nuk pati vend për Pedro Porron, Pau Torres dhe Lucas Vazquez. Franca që është gjithashtu në mesin e kombëtareve favorite, ka vendosur që të mos e ftojë njërin prej lojtarëve më në formë në Ligën Premier, Michael Olise, pasi Didier Deshcamps vendosi për Bradley Barcola dhe Kingsley Coman. Më herët gjatë këtij muaji edhe Luciano Spalleti bëri publike listën e Italisë, ku vetëm dhjetë lojtarë nga ekipi që mposhti Anglinë në finale të Euro 2020 ishin pjesë e saj. Destiny Udogie dhe Manuel Locatelli u lanë jashtë, së bashku me Ciro Immobile, Matteo Politano, Davide Zappacosta dhe Moise Kean.

Formacioni me yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024:

Courtois; White, Hummels, Alaba; Olise, Locatelli, Gavi, Odegaard, Rashford; Haaland, Gyokeres.

sfidanti.al