Sokol Cikalleshi njofton tërheqjen nga Kombëtarja

Sokol Cikalleshi njofton tërheqjen nga kombëtarja një ditë pas trajneri Sylvinho shpalli listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024, ku befasia e madhe ishte pikërisht mungesa e sulmuesit kavajas. Pa bërë polemika, edhe pse i djeg në shpirt lënia jashtë listës, Cikalleshi shkruan se “nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo jo gjithmonë e zgjedhim vetëm mënyrën…”

“Fundi i një rrugëtimi:

Rrugëtimet janë aq të bukura, me ulje-ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën. Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë është sa privilegj, aq edhe përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajë për të vazhduar e, pa dyshim, ndaj çdokujt që brohoriti për mua.”

sfidanti.al