Finalja e Ligës së Europës për edicionin 2024-2025, do të jetë tërësisht angleze. Manchester United dhe Totenhem kanë prerë biletën për ndeshjen e fundit të këtij turneu, ku në lojë është trofeu, por edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Dy skuadra janë në pjesën e poshtme të klasifikimit në kampiontin anglez dhe kanë kaluar një sezon të tmerrshëm në aktivitetet kombëtare. Por në Europë ka qenë një histori tjetër dhe sot kanë prerë biletën për një finale që mund të sjellë lavdi në këtë edicion për ta. United mundi me shifrat 4-1 me përmbysje Athletic Bilbaon, pasi kishte mposhtur këtë të fundit me rezultatin 3-0 edhe në ndeshjen e parë, Miqtë gjetën të parët avantazhin, por kaëtr gola me Maunt (2), Kasemiro e Hojlund në minutat e fundit ndryshuan plotësisht situatën. Ndërsa Totenhemi mundi edhe në transfertë norvegjezët e Bodo/Glimt, falë golave të Solanke dhe Porro, të cilët i siguruan finalen skuadrës së Ante Postecoglu. Finalja Man.United -Tottenham do të luhet më 21 maj në “San Mames” të Bilbaos.
sfidanti.al