Partizani prezanton Martinez

Partizani ka njoftuar afrimin e tretë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për mbrojtësin Carlos Martinez, i cili vjen nga Kosta Rika, aty ku në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Alajuelense. 26-vjeçari numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren e Kosta Rikës, me të cilët debutoi në vitin 2022. Për mbrojtësin kjo do të jetë aventura e parë në Shqipëri, ndërsa ka luajtur më herët në Senegal dhe Belgjikë.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Carlos Martinez. Mbrojtësi nga Kosta Rika bashkohet me të kuqtë, pas aventurës së fundit në kampionatin vendas me ekipin e Alajuelense.

26 vjeçari njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kosta Rikës i është bashkuar sot skuadrës teksa ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Për Martinez kjo do të jetë edhe eksperienca e parë në kampionatin shqiptar me Partizanin.

sfidanti.al