Yamal apo Dembele? Zbulohen detajet për “Topin e Artë”

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” për vitin 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Paris, ndërsa më 8 gusht do të publikohet lista me emrat e kandidatëve për çmimin. Dy favoritët kryesorë për momentin janë Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal. “France Football” ka konfirmuar kalendarin dhe formatin e votimit për çmimet individuale, përfshirë edhe ato për futbollisten më të mirë, portierin më të mirë dhe çmimin “Kopa”. Votimi do të kryhet nga 100 gazetarë të zgjedhur nga 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Këtë vit në këtë grup do të përfshihet edhe Kosova, që për herë të parë do të ketë përfaqësues në jurinë e votimit. Çmimi i vitit të kaluar u fitua nga Rodri, i cili këtë herë nuk cilësohet ndër favoritët kryesorë.

sfidanti.al