Partizani me mungesa në derbi

Mungesat e Hadrojit në mbrojtje, Qirkos në portë dhe problemet me Mba në sulmin e skuadrës e kushtoëzojnë dukshëm Partizanin në derbin e parë sezonal që e organizon si pritës të enjten në orën 19:00 në “Arenën Kombëtare”. Të kuqtë që në këtë ndeshje do të drejtohen nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, vijnë me shumë probleme që mund të reflektohen edhe në rezultatin e ndeshjes. Kështu, gjatë javës ai ka punuar me lojtarët që ka pasur në dispozicion duke stiluar edhe formaconin që do të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Mbrojtja me 4 ku Zekolli pozicionohet në të djathtë në vend të Hadrojit ndërsa Hoxha do të zbresë sërish titullar për të mbrojtur portën e përpara tij do të rreshtohen gjithashtu Sota, Bytyçi e Atanaskoski. Në mesfushë, Murataj dhe Rrapaj janë dyshja e palëvizshme që do të shoqërohen nga Maguette i cili i jep më shumë muskuj dhe fizicitet këtij reparti ndërsa në sulm Grezda do të ketë një shans titullari bashkë me Bintcuka nga krahët e Tedi Carën në majën e sulmit.

sfidanti.al