Fabrizio Corona zbulon emrat e rinj që luanin baste sportive. Ata janë Federico Gatti (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma) dhe Nicolo Casale (Lazio).
“Faraoni” dhe dy mbrojtësit italianë, dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e basteve sportive, ngjarje që i ka lënë të gjithë pa fjalë në Itali, por jo vetëm.
Corona “kërcënon” se së shpejti do të dalin në pah shumë emra të tjerë nga bota e futbollit, të cilët janë të “sëmurë” pas basteve.
Nicolo Fagioli pranoi fajësinë, bëri marrëveshje me prokurorinë dhe do të pezullohet 7 muaj. Më shumë pritet të dënohet Sandro Tonali.
sfidanti.al