Partizani favorit edhe në raundin e dytë

Partizani po përgatitet për aventurën europiane, ku do të marrë pjesë në Conference League. Të kuqtë shkojnë me statusin e skuadrës nënkampione, por në anën tjetër një edicion më parë patën një rrugëtim të suksesshëm. Pasi mbërritën deri në fazën “play-off”, ku u eliminuan nga Astana. Skuadra e Orges Shehit, falë paraqitjeve në Europë ka siguruar jo vetëm të jetë në vazon e skuadrave favorite për turin e parë, por të ketë të njëjtin status dhe në të dytin. Pra më shumë shanse për të patur “në letër” një kundërshtar më të lehtë për t’u kaluar. Gjithsesi, në turin e dytë garojnë skuadra të një niveli më të lartë dhe “demave” do u duhet dhe pak fat për të arritur qëllimin e tyre. Që është pjesëmarrja në grupet e Conference League. Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Kupat e Europës me Egnatian në Champions League. Dhe me Vllazninë e Tiranën krahas Partizanit, në Conference Legaue. Në arenën ndërkombëtare do të marrin pjesë dhe të tjera skuadra shqiptare. Ballkani, Struga dhe Deçiq si kampionë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Gjithashtu në Conference League edhe dardanët e Dritës, Llapit e Malishevës. E tetovarët e Shkëndijës nga Ilirida.

sfidanti.al