Paraqitje fantastike e Asllanit në Champions

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive në duelin ndaj Feyenoordit ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 0-2. Mesfushori shqiptar u aktivizua titullar, teksa u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Asllani qëndroi në fushë 81 minuta, ku më pas u zëvendësua nga Çalhanoglu. Shqiptari regjistroi 1 gjuajtje në portë, fitoi të 3 duelet me kundërshtarët, si dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total.

sfidanti.al