Bayern Munchen mendon lëvizjen surprizë në mbrojtje

Eric Dier dëshiron të qëndrojë te Bayerni, por në rrethanat aktuale ai mund të largohet së shpejti. Mbrojtësi anglez 31-vjeçar, i cili u transferua në verë nga Tottenhami, synon të zgjasë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit, pasi ndihet mirë si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman nuk janë të të njëjtit mendim dhe së fundmi edhe drejtori sportiv Max Eberl ka përmendur një largim të mundshëm të lojtarit.

Sipas ‘Sky Sports DE’, vendimi i Bayern-it për të lejuar largimin e Dier ka disa arsye të vlefshme. Para së gjithash, ‘Die Roten’ kanë shumë besim te Josip Stanisic, mbrojtës kroat 24-vjeçar që ka një kontratë deri në vitin 2029, përveç titullarëve të padiskutueshëm Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae. Gjithashtu, Hiroki Ito mund të luajë në qendër të mbrojtjes: ai erdhi nga Stuttgarti, ka lënë pas frakturën në këmbë dhe po fiton minuta te Bayerni.

Një faktor tjetër që nuk luan në favor të Dier është merkatoja e verës. Klubi gjerman po monitoron me kujdes disa përforcime në mbrojtje dhe mbi të gjitha, profili i Dean Huijsen ka tërhequr shumë vëmendjen. Mbrojtësi i natyralizuar spanjoll, ish-lojtar i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Bournemouth-it, konsiderohet një talent i madh për të mos u humbur. Megjithatë, klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh shihet si tepër e lartë dhe po e ngurron drejtuesit e Bayernit.

sfidanti.al