Shuhet “zëri” i futbollit italian

Është shuar në moshën 87-vjeçare Bruno Pizzul, telekronisti i famshëm italian, I cilësuar edhe si “zëri i kombëtares së kaltër”. Por, jo vetëm kaq. Pizzul konsiderohet gjithashtu si “babai” i komentit modern të futbollit, duke e kthyer atë në një art të vërtetë. I lindur në Udine, ai u bë i njohur për të gjithë në finalet e “Botërorit 1969” kur komentoi sfidat e turneut për RAI. Më pas, zëri i tij u bë ai zyrtar për ndeshjet e kombëtares së Italisë edhe për 4 botërorë të tjerë, përfshirë atë të vitit 1982 të “netëve magjike” të futbollit të kaltër. Komentet e tij shoqëruan italianët edhe në pesë Kampionate Europianë dhe qindra ndeshje të Serie A. Për herë të fundit, Pizzul komentoi një ndeshje të kombëtares italiane në vitin 2002, ndërsa më pas iu përkushtua librave të tij, ndërsa daljet televizive ishin të rralla si analaist në studio e emisioneve sportive.

sfidanti.al