Partizan vetëm në letra…

Humbja e Partizanit në Shkodër përballë Vllaznisë, lëkund ndjeshëm pozitat e klubit të kuq që tashmë rrezikon edhe katërshen e parë me Elbasanin në ndjekje të kryeqytetasve. Por përtej këtij fakti, lajmi i vërtetë është fakti që skuadra e drejtuar tashmë për të disatën herë nga Abilaliaj, është mësuar me disfatën dhe pavarësisht largimit të Vaselinovic, asgjë nuk ka ndryshuar.

Një tregues që reflekton krizën në menaxhimin e klubit të kuq, dukshëm i dobësuar gjatë merkatos së dimrit me shumë largime të rëndësishme dhe afrime pa shumë peshë. Klubi duket i painteresuar për të normalizuar situatën, ndërsa rezultatet negative mund të mbysin skuadrën dhe emrin e madh të Partizanit që momentalisht duket se e ka vetëm në letrën e bardhë.

Nga Pirro Bardhyli