Ofertë për Cikalleshin, një tjetër klub turk pranë transferimit

Sokol Cikalleshi nuk u grumbullua në duelin e Kupës që Koniaspori arriti përballë Sivasporit në shtesë, ku mungonte dhe Rei Manaj. Sipas mediave turke, Koniaspori ka marrë një ofertë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Aventura e tij mund të jetë sërish në Turqi, kësaj radhe te Rizespor, që duket se është shumë afër të bindë Cikalleshin për të firmosur me ta. Gjatë javëve të fundit, Cikalleshi ka hasur disa probleme me klubin aktual për shkak të pagave të prapambetura. Pasi kërkoi të paguhej, lojtari shqiptar u pezullua një ndeshje por më pas u riintegrua në ekip dhe tashmë është sërish pjesë e rëndësishme e Koniaspor edhe pse ndoshta jo për shumë kohë.

sfidanti.al