Një gol nderon Dinamon në derbi

Dinamo triumfoi 1-0 ndaj Partizanit, në përballjen e vlefshme për Superioren. Në “Elbasan Arena”, rasti i parë konkret erdhi pas 21 minutash lojë, Lorran nga krahët dërgon një top mjaft të rrezikshëm në zonë, por gjuajtja e Nanit ishte e dobët. Dinamovitët festuan në fundin e pjesës së parë, por gëzimi zgjati pak, pasi goli i Jonuzit u anulua për një pozicion të parregullt të Vilës. Ekipi i Ilir Dajës ndëshkoi të kuqtë në fillimin e pjesës së dytë. Dinao u shpërblye për presionin, teksa Zabërgja u tregua i saktë me një 11-metërsh në lëvizje. Në minutën e 3-të shtesë, të besuarit e Abilaliaj fitojnë penallti pas një rrëzimi në zonë të Bintsukës, por Domgjoni bën “djallin” duke gabuar nga pika e bardhë. Me këtë rezultat, Dinamo është në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Partizani komplikon top-4 shen pasi ka 44 pikë, 4 pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë. Në ndeshjen tjetër, Teuta mundi Skënderbeun 1-0.

sfidanti.al