Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në pjesën e parë, i cili shkaktoi polemika të mëdha. Fillimisht arbitri e anuloi për faull ndaj portierit Alia, por pas rishikimit të pamjeve në VAR, ndryshoi vendimin, duke e konsideruar të rregullt golin. Skënderbeu ishte dominues për gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes, por pa arritur të shënojë. Kjo humbje e dërgon Skënderbeun në vendin e fundit me 30 pikë, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 33 pikë.

sfidanti.al