Federata e vendit iberik e kishte bërë të qartë që për çështje të tilla mbështetet tek udhëzimet e qeverisë. Presioni është i madh mbi Spanjën për ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës ndaj Kosovës në Sevilje, dhe kulmi u arrit kur Federata e cilësoi “Territori i Kosovës”, pra jo shteti i Kosovës, vendin nga vjen ekipi përfaqësues që do të luajë me “Furitë e Kuqe”.
Gjithsesi, mediat spanjolle njoftojnë se autoritetet spanjolle do të lejojnë që ekipi i Kosovës të ngrejë flamurin shtetëror në stadiumin e Seviljes, dhe po ashtu do të ekzekutohet himni. Çështja u bë e mprehtë pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, duke qenë një nga 5 vendet e Bashkimit Europian në një pozicion të tillë. Në eleminatoret e kaluara, Kosova luajti ndaj Greqisë një tjetër vendi që nuk e njeh shtetin më të ri në Ballkan, por gjithçka kaloi pa probleme.
Sfidanti.al