Ditën e mërkurë, në ambjentet e stadiumit Elbasan Arena, drejtuesit e AF Elbasanit kanë rikonfirmuar në stol teknikun Nevil Dede. Krah presidentit dhe drejtuesve më të lartë të klub, Dede synon që në Superiore të marrin rezultatet duke kënaqur njerëzit dhe mbushur stadiumin. Presidenti i AF Elbasanit Kujtim Llupa i ka idetë e qarta në Superiore, kreu i klubit ka si objektiv pjesëmarrjen në Final-Four. Sakaq, ka pasur edhe ndryshime në staf, ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj dhe përgatitës atletik, Elton Kodra.
sfidanti.al