Në Spanjë thonë se sfida ndaj Interit është më e madhe për Barçën sesa “El Klasiko”

Nuk dihet nëse tifozët katalanas do të binin dakord, por mendimi mediatik është i tillë. Jo vetëm në Spanjë, por edhe në gjithë Europën, gazetat mendojnë se Barcelona duhet të japë maksimumin sonte në sfidën jetike ndaj Interit në Champions, dhe të mos mendojë për derbin në La Ligë ndaj Realit të Madridit këtë fundjavë. “El Klasiko” është gjithnjë një sfidë jashtëzakonisht emocionale dhe e ndjerë për tifozët, plus që luftohet për titull, por kampionati është i gjatë, ndërsa fati i Championsit mund të vendoset sot. Nëse katalanasit nuk fitojnë, atëherë do të jetë me shumë mundësi, “lamtumirë”. Kjo do të thotë se trajneri Ksavi Hernandez nuk duhet të bëjë llogari dhe të mos kursejë asgjë për sonte.

Sfidanti.al