Ndërsa flitet për Haland-Real, ylli norvegjez stërvitet me 10 … truproja

Kampionatet janë të ndalura për nja 10 ditë, dhe fjala kryesore është për transferimet e mundshme të verës. Njëra nga temat më të nxehta është ajo e Erling Halandit, që jepet favorit për të shkuar tek Reali pasi shprehu gjithë zemërimin e tij ndaj Dortmundit, pas barazimit me Këlnin në Bundesligë. Madrilenët e kanë bërë prioritet kryesor, të paktën sipas mediave, ndërsa vetë futbollisti ka kërkuar falje për hedhjen tej të fanelës dhe nervat.

Gjithsesi për momentin, ai është i grumbulluar me kombëtaren e tij të Norvegjisë në Marbeja të Spanjës, ku përgatitet për ndeshjen ndaj Gjibraltarit. Ai edhe mund të luajë në këtë sfidë, ndërsa interesimi nga publiku në Marbeja është shumë i madh. Kjo ka bërë që Halandit t’i vendosin 10 roje sigurie për ta mbrojtur sa më mirë nga bezdisja apo edhe ndonjë rrezik.

Sfidanti.al