Edhe Zlatan Ibrahimovic e ka një zemër. Gjatë konferencës për shtyp nga grumbullimi me përfaqësuesen suedeze, sulmuesi u prek teksa filloi të flasë për djalin e tij Vincent, me të cilin u ribashkua në momentin që u kthye në Suedi për t’u bashkuar me kombëtaren e tij. Sipas asaj që tregon Zlatan, djali I tij I dytë nuk donte që ai të largohej sërish dhe filloi të qajë.
‘Vincent qau kur u largova, por tani gjithcka është mirë-tha Ibrahimovic që as ai nuk ia doli të fshehë ndjenjën e prekjes përballë medias
Sfidanti.al