Muçi shpreson të tregijë veten kundër Bullgarisë

Ndeshja me Bullgarinë do të jetë një shans i artë për lojtarët, të cilët kanë koleksionuar pak minuta lojë, për të treguar se kanë merituar besimin e dhënë nga Silvinjo. Njëri prej tyre është edhe Ernest Muçi. Talenti i Tiranës thekson:

“Këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mirë. Do të luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë. Te ekipi im edhe për fitoren me Çekinë shumë lojtarë më thanë: ‘Faleminderit që fituat! Me Silvinjon kemi folur si do të përmirësohem si futbollist. Ai më ka ndihmuar që nga hera e parë që jam grumbulluar në Kombëtare. Jam shumë i lumtur për Asanin sepse po bën shumë mirë dhe e meriton. Shpresoj që një ditë dhe unë të shënoj si ai”.

sfidanti.al