Dridhet Napoli, Osimhen dëmtohet në miqësore

Victor Osimhen doli nga fusha e lojës në miqësoren mes Nigerisë dhe Arabisë Saudite ndërsa në Napoli po shpresojnë që sulmuesi kryesor i kampionëve të Italisë të mos ketë pësuar asgjë serioze. Informacionet e para nuk janë pozitive pasi mjekët kanë evidentuar një dëmtim të gju edhe pse detaje më të qarta do të jepen pas pak ditësh. Trajneri i Nigerisë konfirmon se sulmuesi i Napolit nuk do të luajë në miqësoren tjetër kundër Mozambikut dhe ai mund të rikthehet në Itali për të mësuar më shumë rreth periudhës së rikuperimit por trajneri Rudi Garcia me shumë mundësi nuk do ta ketë në dispozicion për dy apo tre ndeshjet e radhës.

Sfidanti.al