Mesfushor me Arsenalin por krijon edhe klubin me emrin e tij

Mesfushori 31-vjeçar i Arsenalit, Mohamed Elneny ka krijuar klubin e tij që do të quhet Elneny Football Club. Egjiptiani që numëron 6 gola, 10 asiste dhe 156 ndeshje me fanellën e skuadrës londineze dhe 8 gola e 90 ndeshje me kombëtaren afrikane, ka vendosur t’u dedikohet të rinjve dhe për këtë ka menduar të themelojë klubin bashkë me akademinë që do t’u japë një dorë talenteve me prespektivë ne futboll.

Klubi Elneny FC do të përfshijë në projekt fëmijët nga mosha 5 deri në 16 vjeç e më pas do të ndërtohet edhe struktura për grupmoshat 16-25.

sfidanti.al