Akuzohet për dhunë seksuale, Dani Alves do të pranojë fajin

Dani Alves mund të pranojë fajin për akuzat e dhunës seksuale ndaj një femre rreth një vit më parë në një pub të Barcelonës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit ka ndryshuar dëshminë disa herë por tashmë mesa duket është dorëzuar dhe do të bëjë një marrëveshje me hetuesit. Ai po përballet me akuza të rënda që mund ta lënë 8-10 vjet pas hekurave dhe strategjia e re është reduktimi i dënimit pas një marrëveshjeje të mundshme me drejtësinë spanjolle. 40-vjeçari do të pranojë fajin dhe njëkohësisht do të dëmshpërblejë viktimën. 23-vjeçarja e akuzon se në 30 dhjetor 2022 e mbylli në tualetin e një lokali e më pas kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

 

sfidanti.al