Manchester United nuk do të ketë një pronar nga Katari dhe kjo tashmë është e sigurt. Sheiku Al Thani, oferta 5 miliardëshe e të cilit u refuzua nga familja Glazers, është tërhequr përfundimisht nga gara për të bërë pronë të tijën klubin më të çmuar të planetit.
Lajmin e bën të ditur BBC që shkruan se ai është tërhequr zyrtarisht dhe kjo lëvizje krijon skenarë të tjerë shumë intëresantë. Familja amerikane Glazer e bleu Manchester United për rreth 1 miliardë në vitin 2005, po kontestohet nga tifozët por pavarësisht ofertave të majme, nuk ka vendosur ta shesë klubin duke pretenduar minimalisht 8 miliardë euro.
sfidanti.al