Wanda Nara dhe Icardi do të jetojnë në Itali

Marrëdhënia në çift mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara-s është shoqëruar me ulje-ngritjet, por ata vijnë të jenë bashkë dhe madje kanë edhe plane afatgjatë për të ardhmen. Ka qenë bashkëshortja njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit argjentinas, që në një intervistë për revistën “Oggi”, ka treguar se çfarë do të bëjnë si familje pasi  Mauro Icardi të largohet nga futbolli i luajtur.

“Kur Mauro të largohet nga futbolli, ne do të kthehemi si familje të jetojmë në Itali, mes Milanos dhe shtëpisë sonë në Ticino”.  Wanda Nara ka dhënë gjithashtu edhe një përgjigje në lidhje me akuzat se si menaxhere e sulmuesit, me vendimet dhe stilin  e jetesës, e ka shkatërruar karrierën e bashkëshortit të saj.

“Pagat e Mauros janë të shkëlqyera. Ne jetuam në Paris dhe tani jemi në Stamboll. Dy qytete të mrekullueshme. A dukem si një shkatërruese karriere?”. Kjo ishte përgjigja e saj në lidhje me akuzat për shkatërrim të karrierës së Mauro Icardit.

sfidanti.al