Mourinho bën parashikuesin për Champions League

Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë skuadrat pretendente për titullin kampion në Premier League.  Vetëm dy pikë i ndajnë “Të Kuqtë” në krye nga Topçinjtë dhe “qytetarët” pas 24 ndeshjesh, por skuadra e Guardiola-s ka një ndeshje për të rikuperuar. Duke folur me Rio Ferdinand në podcast-in VIBE with FIVE, ish-trajneri i Romës mbështeti Liverpool dhe Man City si favoritët. “Premier League … City ose Liverpool, kështu që nuk po bëj gabim. Por mendoj se City”, tha ai. Portugezi bëri edhe parashikimin e tij për Champions League, duke veçuar City-n dhe Real Madrid-in si favoritë. “Champions League… Unë do të thoja City ose Real Madrid. Do të ishte një surprizë e madhe për mua nëse do ta fitonte një ekip tjetër. “Do të më pëlqente shumë që Reali ta fitonte sërish”, pranoi Mou.

sfidanti.al