Vedat Muriqi është titullar i padiskutueshëm te Mallorca, edhe nëse Larin dhe Abdón po luftojnë fort për një vend në formacion në fazën sulmuese. Sulmuesi dardan, sipas një analize të Marca-s, mbetet zgjedhje e për në majë të sulmit, përtej partnerit që do të ketë në krah. Pasi rigjeti golin ndaj Rayos, “Pirati” foli për median e klubit, duke pranuar se kishte “vuajtur pak për t’u rikuperuar sa më mirë”, duke shtuar se nga ana mendore “duhej të isha i fortë, nuk e dija që ishte kaq i rrallë një lëndim në pulpë”. Goli i shënuar ndaj Raryos ishte gëzimi i parë i vitit për “Piratin”, i cili është gjithmonë sinonim i golave, por mbi të gjitha i pikëve. “Kundër Rayo u ndjeva shumë mirë. Para ndeshjes trajneri më tha që do të isha titullar dhe mendoja vetëm të shënoja një gol para të gjithë tifozëve.”
Pyeste veten se si do të festonte. E bëri me në fushën e gjelbër me një festë plot inat, duke goditur tabelat dhe më pas duke dërguar një zemër drejt tribunës. “Diçka doli pa u menduar sepse ishin minutat e fundit, përpjekja e fundit dhe erdhi goli, i cili na dha fitoren”, rrëfen ai. “Zemra ishte për bashkëshorten time, sepse ajo nuk vjen shpesh në stadium me fëmijët. Atë ditë i thashë që do të jem titullar dhe ajo më tha: “Do të vij të të shoh, shëno një gol”. Pas festës m’u kujtua ajo që më tha, se ishte aty”, shpjegon Muriqi, i cili do të jetë nga minuta e parë edhe me Realin, pse jo, për të mos e humbur takimin me golin.
sfidanti.al