Milanit i rikuperohet Diazi për Torinon, por ç’llogari do bëjë Pioli për Championsin1

Për kuqezinjtë ka ardhur një moment tepër delikat, thuajse vendimtar, të paktën tani për tani. Milani do të luajë këtë të diel ndaj Torinos në Serinë A, në një përballje që nuk mund të nënvleftësohet, por nga ana tjetër në mesjavë ka ndeshjen përcaktuese në Ligën e Kampionëve. Në “San Siro” do të vijë Salcburgu dhe milanezët nuk duhet të humbasin, diçka që nuk mund të merret e mirëqenë. Trajneri Stefano Pioli do të duhet të mendojë së pari për kampionatin dhe jep lajmin e mirë se Brahim Diaz është gati, por po ashtu edhe mbrojtësi i krahut, Dest. “Na duhet të vazhdojmë serinë pozitive, – thotë ai, – dhe të kualifikohemi në Champions. Kemi 5 ndeshje afër e afër, duhet personalitet dhe cilësi. Formacioni do të jetë i tillë që asnjë lojtar të mos ketë ngarkesë maksimale”. Fitorja e Napolit do të thotë se edhe Milani duhet të fitojë ndaj Torinos për të mos mbetur pas.

Sfidanti.al