Një duel Barcelona-Paris SG nuk do ta shohim vetëm në Ligën e Kampionëve shkurtin e ardhshëm. Dy klubet po përplasen edhe për gjëra të tjera të rëndësishme, siç janë yjet e futbollit, dhe “molla kryesore e sherrit” është Lionel Mesi. Gjithsesi, ky duel nuk ka bëjë vetëm për argjentinasin, edhe pse flitet që babai i Mesit është takuar me sheikët. Besohet se vazhdon dueli për Nejmarin, i cili është cilësuar si blerje e mundshme nga kandidatët për president në Katalonjë.Po ashtu, mësohet se PSG hyn në garë për sulmuesin e Lionit, Memfis Depai, që është objektiv prej shumë muajsh i trajnerit të Barçës, Ronald Kuman. Përsa i përket Mesit, atij do t’i kërkohet ulje rroge nëse do të dëshirojë të qendrojë, sepse klubi nuk e përballon dot pagën e tij. Jo vetëm kaq, por drejtuesit kanë rënë dakord me lojtarët (sipas mediave) për ulje të rrogave me mbi 120-130 milionë euro këtë sezon, ndonëse u është premtuar se do të kompensohen deri në 2025.
Sfidanti.al