Joan Laporta zgjodhi profilin e tij në Tëitter për të nisur fushatën elektorale për presidencën e Barcelonës. Ish kreu i klubit katalanas publikoi foton e një ndërtese përballë Santiago Bernabeut, stadiumi i rivalit historik, Real Madrid ku kishte vendosur një karton gjigand me imazhin e tij të shoqëruar me mbishkrimin:’Dëshirë për t’ju ritakuar’. Një gjest që shihet si një e ndërmjetme simpatike mes provokimit drejt Los Blancos dhe dëshirës për t’iu drejtuar tifozëve katalanas.
Joan Laporta nisi nga Madridi një tur që në ditët e ardhshme do të vijojë në Malaga dhe Granada me synimin për t’iu drejtuar të gjithë anëtarëve të Barcelonës në Spanjë. Ajo në kryeqytetin spanjoll ishte një operacion klasik i street marketing që do t’u ketë pëlqyer tifozëve të Barcelonës që këto ditë kanë shumë pak arsye për të buzëqeshur duke parë rezultatet e skuadrës së tyre.
Sfidanti.al