Nuk është se pritej që të bënin ndonjë gjë tjetër, por konfirmimi vjen nga Gjermania. Kampionët e Bundesligës nuk pritet të zgjidhin “qesen” për t’u përforcuar në janar, ndërsa drejtuesit mendojnë se mund të mbështeten tek lojtarët e rinj. Bajerni ka disa të tillë si Xhamal Musiala (17 vjeç), Angelo Stiler (19), Mark Roka (24), Tiago Dantas (19) si dhe Xhoshua Zirkze (19). Është edhe Kris Riçards, 20 vjeç, ndërsa në verë u morën 7 lojtarë mes të cilëve edhe Çupo-Moting dhe Buna Sarr. Sezoni pritet të jetë i ashpër, por trajneri Flik duhet të “kavardiset” me “yndyrën” që ka.
Sfidanti.al