Me të vërtetë janë kundër VAR-it? Ronaldos iu mohua gol i pastër!

Në stadiumin e Beogradit normalisht ai do ta kishte fituar ndeshjen, nëse do të kishte në Champions apo në Serinë A. i tillë futbolli sot me teknologjinë, por nuk ndodh gjithnjë kështu kur nuk është i instaluar sistemi VAR. Kristiano Ronaldo shënoi me të vërtetë në fundin e ndeshjes Serbi-Portugali për eleminatoret e Botërorit, por gjyqtari vazhdoi lojën kur Stefan Mitroviç largoi topin nga vija fatale. Përsëritjet televizive treguan qartë se topi e kishte kaluar plotësisht vijën fatale, pra që ishte gol, por duke mos pasur VAR për të ndërhyrë, mbeti në fuqi vendimi i arbitrit.

Ronaldo u ankua shumë madje hodhi tej shiritin e kapitenit në përfundim të ndeshjes, ndërsa më pas sikur bëri një kërkesë faljeje në Instagram. Pasi akuzoi gjykimin për dëmtimin që i bëri Portugalisë, ai theksoi se për të është krenari të jetë kapiten i kombëtares së vendit të tij. Ndeshja përfundoi 2-2 pasi shënuan dy herë Diogo Zhota për kampionët e Europës, dhe Aleksandër Mitroviç e Filip Kostiç për vendasit. Ronaldo synon të arrijë rekordin botëror të golave që mbahet nga Ali Daei i Iranit me 109 rrjeta, ndërsa ai ka 102.

Sfidanti.al