Luka Modriç në lot si lojtari me më shumë ndeshje i Kroacisë

Shokët e kombëtares i përgatitën një të papritur dhe ai nuk e përballoi dot emocionalisht. Luka Modriç u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Kroacisë dhe futbollistët e tjerë organizuan një ceremoni në favor të tij në dhomën e zhveshjes, që e bëri mesfushorin e Realit që të shpërthente në lot. Modriç luajti ndeshjen numër 135 me fanelën kroate ndaj Qipros, dhe më pas iu dha një fanelë përkujtimore, si dhe u transmetua një video me këtë rast. Modriç kaloi Darijo Srnën (Srna) që kishte luajtur 134 ndeshje.

Sfidanti.al