Kylian Mbappe i ka bërë me dije PSG-së vendimin final për t’u larguar në fund të këtij sezoni duke mos preferuar rinovimin e kontratës që skadon në datën 30 qrshor. Reali i Madridit ka shfaqur ineters të madh për sulmuesin francez gjatë dy viteve të fundit dhe duket se marrëveshja me “Los Blancos” është shumë pranë dhe pas 7 viteve në kryeqëndrën e Francës, numri 10 do të largohet më parametra zero. Sipas mediave, Mbappe do të heqë dirë nga një pjesë e madhe e fitimeve që lidhen me kluzolën e besnikërisë që parashikonte derdhjen e 80 milionë eurove në llogarinë e lojatrit ën fund të sezonit. Në këtë mënyrë, sulmuesi lehtëson disi situatën në kampin e klubit të sheikut Al Khelaifi i cili duhet të bëjë llogaritë edhe me fair play financiar. Në Madrid, Mbappe do të përfitojë rreth 60 milionë euro në sezon ndërsa menjëherë pas firmës do të fitojë edhe 150 milionë euro shtesë.
sfidanti.al