UEFA bën llogaritë, ja 20 klubet më të shtrenjta në Evropë

UEFA bën llogaritë në “xhepin” e futbollit evropian dhe klubeve të tij. Në fakt, gjatë së enjtes u publikua “The UEFA European Club Finance and Investment Landscape”, një raport 6-mujor i mbajtur mbi panoramën ekonomiko-financiare të rreth 700 klubeve në Evropë. Ndër temat më interesante, edhe sepse siç do ta shohim mund të ketë një peshë në rrugën europiane të skuadrave në të ardhmen, është raporti mes kostove dhe të ardhurave. Rregulli i kostos së skuadrës hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Duke filluar nga sezoni 2023-2024, siç dihet, do të nisë një sezon tranzicioni drejt “fair-play financiar” të ri, të krijuar nga UEFA. Ndër veçoritë e reja është futja e një rregulli të ri, i cili do të parashikojë kufizime të caktuara që lidhen me marrëdhënien midis kostove për ekipin (pagat e ekipit të parë dhe trajnerit, komisionet e transferimeve) dhe të ardhurave të rregulluara. Sistemi do të bëhet plotësisht funksional me kalimin e kohës. Më 2023-2024 do të ketë një prag maksimal të kostos/të ardhurave prej 90 për qind, më 2024-2025 do të bjerë në 80 për qind, në sezonin e ardhshëm në 70 për qind. Sa iu përket skuadrave italiane, Interi dhe Juve janë në rregull, Roma në rrezik. Në përgjithësi, UEFA ka theksuar se si në vitin 2023, për sa iu përket 20 klubeve me kostot më të larta, pagat e lojtarëve (ajo e trajnerit ende nuk është marrë në konsideratë saktësisht në këtë raport) janë rritur vetëm me 1.9 për qind. Megjithatë, çështja ka të bëjë me raportin kosto/të ardhura. Italianët e pranishëm në renditjen e top-klubeve më të shtrenjta nga ky këndvështrim janë tre: Juventus, Inter dhe Roma. Si bardhezinjtë, ashtu edhe zikaltrit do të respektonin tashmë vlerën e kostos së skuadrës, edhe nëse do të hynte në fuqi në versionin e saj më të rreptë (sezonin e ardhshëm). Juve ka një raport prej 65 për qind, madje edhe Interi zbret në 60 për qind. Situata e Romës është më e komplikuar, pasi aktualisht ka një raport kosto/të ardhura prej 83 për qind. Në respektim të rregullit, duke filluar nga sezoni në vijim do të duhet të ulë kostot, ose të rrisë të ardhurat për të respektuar “fair play financiar”. Megjithatë, duhet nënvizuar se klubi verdhekuq prej kohësh ka nisur një rrugë të virtytshme, e cila duhet ta çojë drejt mos pasjes probleme nga ky këndvështrim.

20 klubet më të shtrenjta në Evropë dhe raporti i të ardhurave të tyre:

  1. Barcelona – kostot: 639 milionë euro – raporti i të ardhurave: 78%
  2. PSG – kostot: 617 milionë euro – raporti i të ardhurave: 76%
  3. Manchester City – kostot: 554 milionë euro – raporti i të ardhurave: 66%
  4. Real Madrid – kostot: 453 milionë euro – raporti i të ardhurave: 54%
  5. Liverpool – kostot: 429 milionë euro – raporti i të ardhurave: 63%
  6. Bayern Munich – kostot: 416 milionë euro – raporti i të ardhurave: 56%
  7. Chelsea – kostot: 397 milionë euro – raporti i të ardhurave: 70% (të dhënat 2022)
  8. Manchester United – kostot: 381 milionë euro – raporti i të ardhurave: 51%
  9. Tottenham – kostot: 289 milionë euro – raporti i të ardhurave: 46% (+17% më 2022)
  10. Juventus – kostot: 283 milionë euro – raporti i të ardhurave: 65%
  11. Arsenali – kostot: 270 milionë euro – raporti i të ardhurave: 50%
  12. Atletico Madrid – kostot: 245 milionë euro – raporti i të ardhurave: 66%
  13. Borussia Dortmund – kostot: 236 milionë euro – raporti i të ardhurave: 56%
  14. Inter – kostot: 230 milionë euro – raporti i të ardhurave: 60%
  15. Aston Villa – kostot: 223 milionë euro – raporti i të ardhurave: 92%
  16. Leicester – kostot: 215 milionë euro – raporti i të ardhurave: 75% (të dhënat e 2022)
  17. Newcastle – kostot: 215 milionë euro – raporti i të ardhurave: 75%
  18. Leipzig – kostot: 192 milionë euro – raporti i të ardhurave: 54%
  19. Everton – kostot: 191 milionë euro – raporti me të ardhurat: 90%
  20. Roma – kostot: 181 milionë euro – raporti me të ardhurat: 83%

 

sfidanti.al