Maradona: Argjentinasit krenohen me Mesin, po Ronaldo është bishë!

Edhe Diego Armando Maradona nuk mungoi të bënte komentin e tij për performancën fantastike të Kristiano Ronaldos që shënoi të tre golat në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK) që Juventusi e fitoi 3-0 në Torino, duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale të LK-së.
“Ka lojtarë që duket sikur i ka prekur shkopi magjik. Është e vërtetë se ne, argjentinasit, jemi krenarë se Mesi është argjentinas, por ai tjetri është bishë. Ronaldo është një forcë e pastër dhe tani edhe magjistar, tha se do të bentë tre gola dhe i bëri ata”, vuri në dukje Maradona.
Sfidanti.al