Ndeshja e kthimit e 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK) mes Mançester Sitit dhe Shalke 04 kaloi në hije të thellë të ndeshjes paralele në Torino, ku Juventusi mundi 3-0 Atletikon e Madridit, duke u kualifikuar për në çerekfinale të LK-së.
Sidoqoftë, ndeshja në fjalë përfundoi me një fitore të thellë 7-0 në favor të Sitit dhe me turp të madh për Shalken, në kurriz të së cilës në rrjetet sociale u bënë shumë tallje dhe shpotish therrëse.
Tanimë në rrjetet sociale qarkullon një video, sipas së cilës Shalke 04 i ka ndërruar emrin e logon e vet dhe tani quhet Shalke 07!
Sfidanti.al